• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden do t'i drejtohet kombit për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit dhe luftën në Ukrainë

Bajden do t'i drejtohet kombit për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit dhe luftën në Ukrainë

Uashington, 19 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sonte në ora 20 sipas kohës lokale në Uashington do të mbajë fjalim për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit dhe luftën në Ukrainë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Ai do të flasë nga Dhoma ovale, ku presidentët tradicionalisht i drejtohen kombit në momente të rëndësishme kritike kombëtare.

"Presidenti Bajden do t'i drejtohet kombit për përgjigjen tonë ndaj sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit dhe luftës së pamëshirshme johumane të Rusisë kundër Ukrainës", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Bajden do të mbajë fjalim një ditë pas kthimit nga Izraeli, ku ishte për vizitë në shenjë të solidaritetit pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe derisa po përgatitet të kërkojë nga Kongresi pako prej 100 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe kufirin jugor të SHBA-së, i cili është nën presion të rritur nga migrantët. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR