Bajden: Demokracia mbarë botën është në rrezik më të madh se kurrë nga Lufta e Dytë Botërore
- Demokracia është nën kërcënim tani më shumë se kurrë në tetë dekadat e kaluara, tha sot presidenti amerikan Xho Bajden, në ceremoninë në Francë me rastin e shënimit të Ditës D.
- Post By Besnik Shuki
- 15:59, 6 qershor, 2024

Uashington, 6 qershor 2024 (MIA) - Demokracia është nën kërcënim tani më shumë se kurrë në tetë dekadat e kaluara, tha sot presidenti amerikan Xho Bajden, në ceremoninë në Francë me rastin e shënimit të Ditës D.
"Jetojmë në kohë kur demokracia është e rrezikuar mbarë botën më shumë se kurrë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Izolacionizmi nuk ishte përgjigjja para 80 viteve dhe nuk është përgjigje tani", tha presidenti amerikan në qytetin francez Kolevil-sur-Mer. bsh/
Foto: EPA