• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden: Bllokada e qeverisë nuk është e pashmangshme

Bajden: Bllokada e qeverisë nuk është e pashmangshme

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden mbrëmë deklaroi se bllokada e pjesshme e punës së qeverisë nuk është e pashmangshme, por nëse ndodh, mund të ndikojë negativisht në punët e rëndësishme në shkencë dhe shëndetësi.

Duke folur para gazetarëve në një paraqitje para një grupi këshilltarësh të shkencës dhe teknologjisë në San Francisko, Bajden deklaroi se nuk konsideron se çfarëdo që të ndodhë në politikë është e pashmangshme.

Bllokada e qeverisë federale amerikane mund të ndodhë këtë fundjavë.

"Nëse qeveria ndërpret punën, kjo do të ndikojë në shumë punë me rëndësi jetike në sferën e shkencës dhe shëndetësisë. Këto janë kërkimet në onkologji ose produkte ushqimore të sigurta", deklaroi Bajdeni.

Shtoi se popullit amerikan i duhen "miqtë tanë republikanë në Dhomën e përfaqësuesve që të bëjnë punën e tyre dhe të financojnë qeverinë".

Ligjvënësit në Senat sot përgatisin votim që mund të mos kalojë në Dhomën e përfaqësuesve për vazhdim të përkohshëm të financimit të qeverisë federale për të shmangur bllokadën. Afati i fundit është 30 shtatori kur përfundon ky vit fiskal. Shumica në Senat janë demokratë, ndërsa Dhoma e përfaqësuesve kontrollohet nga republikanët. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR