• e diel, 22 dhjetor 2024

Babovski: Frutat dhe perimet janë të sigurta, përhapja e panikut të rrejshëm është vepër penale

Babovski: Frutat dhe perimet janë të sigurta, përhapja e panikut të rrejshëm është vepër penale

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) Nikollçe Babovski sot edhe njëherë konfirmoi se janë negative rezultatet nga analizat për gjoja praninë e mbetjeve të metaleve dhe metaleve të rënda në fruta dhe perime, siç kumtoi opozita.

Babovski në konferencë për shtyp theksoi se përhapja e panikut dhe alarmit të rrejshëm është vepër penale, ndërsa nëse AUV do të paraqesë padi rreth kësaj, do të dihet, potencoi, ditëve në vijim.

"Janë negative të gjitha rezultatet për gjoja mbetje të metalev apo prani e metaleve të rënda në fruta dhe perime. Nuk e di se cili ishte qëllimi i përhapjes së panikut mes qytetarëve. Duket sikur dikush dikë e ka gënjyer apo dikush ka përzier mikro dhe miligramë", tha Babovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai porositi se dilet dhe thuhet diçka në opinion, ajo duhet të jetë e saktë dhe e vërtetë.

Para dy ditëve Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE në profilin e tij në Fejsbuk ndau informatë sipas së cilës, plumbi, kadmiumi dhe arseni janë gjetur në domate dhe tranguj. Këtë, siç theksoi Tripunovski, e tregojnë raportet më të reja për analiza të bëra nga laboratori fitosanitar shtetëor. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR