Babai i futbollistit Lamin Jamal është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë
- Babai i futbollistit të Barcelonës, Lamin Jamal, Munir Nazraui është në gjendje të rëndë me plagë therëse në spitalin në Badalona.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:49, 15 gusht, 2024

Barcelonë, 15 gusht 2024 (MIA) - Babai i futbollistit të Barcelonës, Lamin Jamal, Munir Nazraui është në gjendje të rëndë me plagë therëse në spitalin në Badalona.
Siç kumtoi "La Vanguardia", një peson i panjohur e ka sulmuar Nazrauin në një parking në qytetin Mataro. Burri ishte dërguar në spitalin San Ruti.
Policia po e heton incidentin dhe tashmë ka gjetur dëshmitarët, por për momentin nuk dihen rrethanat për sulmin e babait të futbollistit të Barcelonës.
Lamin Jamal e kaloi shkollën e futbollit në Barcelonë. Ai me katalonasit u bë kampion i Spanjës, ndërsa në Euro 2024 e fitoi trofeun.
Ai në Kampionatin evropian u bë lojtari i ri më i mirë i turneut. ab/
Foto: ЕPА