• e hënë, 23 dhjetor 2024

Baçovski: Në fund të vitit do të kemi shfrytëzim të IPARD të barabartë me disa anëtarë të BE-së

Baçovski: Në fund të vitit do të kemi shfrytëzim të IPARD të barabartë me disa anëtarë të BE-së

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Në këtë moment mund të them me siguri se kemi arritur për një periudhë shumë të shkurtër kohore të rikthejmë reputacionin në lidhje me IPARD-in - nga një vend me nivel jashtëzakonisht të ulët të shfrytëzimit, në një vend lider në rajon. Sot, pas 6,5 vitesh, jemi lider në Ballkanin Perëndimor, me më së shumti kontrata të lidhura, më shumë se Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi së bashku, me absorbim të mjeteve nga buxheti i ofruar i BE-së. Jam i sigurt se në fund të vitit 2024 do të kemi shfrytëzim të programit të barabartë me disa vende anëtare të BE-së.

Këtë e theksoi sot drejtoi i Agjencisë pagesore, Nikica Baçovski i cili mori pjesë në panelin "Bujqësia dhe zhvillimi i balancuar rajonal - mundësitë dhe perspektivat e BE-së" që mbahet sot në kuadër të konferencës "Vit i mundësive evropiane".

Sipas tij, interesimi për IPARD 3 është i madh. Në thirrjen e parë të publikuar vitin e kaluar për dy masat e planifikuara, kanë mbërritur mbi 1160 aplikime. Buxheti i thirrjes ishte 30 milionë euro, ndërsa me aplikimet kërkohen trefish më shumë ose 96 milionë euro.

Baçovski pret që kontratat e para për mbështetje financiare nga IPARD 3 të lidhen në tremujorin e dytë të vitit 2024.

"Vetëm me një thirrje publike interesi është trefish më i lartë nga ajo që është publikuar. Nëse duhet ta zbatojmë Programin deri në vitin 2030, jam i sigurt se me këtë interesim, në mesin e periudhës programore, do t'u drejtohemi kolegëve tanë nga BE-ja dhe do t'u themi: "i kemi harxhuar të gjitha mjetet", theksoi Baçovski. 

Pozita udhëheqëse në zbatimin e IPARD-it tregon, vlerësoi Baçovski, se institucionalisht vendi është i gatshëm për hyrje të shpejtë në familjen evropiane.

Risi, theksoi, veçanërisht për persona juridik, është mundësia për parafinancim.

"Të gjithë shfrytëzuesit, jo më shumë se 60 ditë pas lidhjes së kontratës, do të mund të vijnë me kërkesë për paradhënie deri në 50 për qind të shumës së bashkëfinancuar. Nëse investimi është 100.000 euro, ndërsa ka kthim prej 60.000, mund të kërkohet një avans deri 30.000 euro, që është 50 për qind e kthimit", sqaroi Boçvarski.

Në panel ai gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të fillojnë takimet paraprake me biznesin për përgatitjen e thirrjes së re publike për masën 3 - investime në objekte të reja përpunuese ose rindërtim të atyre ekzistuese, investime në pajisje, energji të rinovueshme.

Me këtë rast, drejtori i Agjencisë pagesore kujtoi se jepet mbështetje deri në 70 për qind për një termocentral fotovoltaik për nevoja personale. ls/ 

Foto: Printskrin.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR