• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bëhen të ditura institucionet që dyshohet se kanë keqpërdorur paratë evropiane, vijojnë procedurat parahetimore

Bëhen të ditura institucionet që dyshohet se kanë keqpërdorur paratë evropiane, vijojnë procedurat parahetimore

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Dihet se cilat janë institucionet publike lidhur me kritikat nga BE-ja për kinse keqpërdorime të mjeteve evropiane, por ata nuk do të zbardhen deri në përfundimin e procedurave parahetimore që janë në rrjedhë. Pas vendimeve përfundimtare do të shkurtohen fondet nga programet e rregullta dhe do të kërkohet përgjegjësi personale nga personat që kanë drejtuar me to.

Siç tha sot zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, ajo që shihet si abuzim i mundshëm nuk është asgjë spektakolare dhe është nën pesë për qind të fondeve që shfrytëzohen.

"Ajo që është parë si abuzim eventual është brenda mesatares së asaj që shihet në çdo vend anëtar të BE-së dhe në vendet potenciale kandidate për anëtarësim në BE, asgjë spektakolare. Është edhe më pak se pesë për qind e fondeve të shfrytëzuara. Ajo që u bë e ditur herën e kaluar është në nivel të informacioneve dhe procedurave të iniciuara, ende nuk ka asnjë epilog, nëse do të duhet të kthehen mjetet. Në BE ekziston një mekanizëm, i ashtuquajtur ofseting, sipas të cilit, nëse konstatohet se ka mosshfrytëzim ose shfrytëzim të mjeteve në nivelin e kostove të paplanifikuara dhe të panjohura, ato ose reduktohen nga programe të tjera ose kërkohen nga përdoruesi përfundimtar. Në këtë rast, këto janë institucione publike dhe me gjasë pasi të marrim një vendim për ndonjërën prej tyre, programet e tyre të rregullta do të zvogëlohen dhe do të kërkohet përgjegjësi personale nga njerëzit që kanë drejtuar institucionet në atë periudhë kohore. Dihen institucionet, por me që ka procedura parahetimore, nuk duam t'i bëjmë të ditura. Kur të ketë një epilog përfundimtar do të bëhen të ditur", theksoi Bytyqi pas panelit “Përfitimet ekonomike nga integrimi në BE për kompanitë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut” në kuadër të fushatës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut “E ardhmja evropiane, më afër se kurrë”. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR