Bëhen të ditur pjesëmarrësit në plejofin e Ligës së kampionëve 2023/24
- Skuadrat e Mançester Sitit dhe Lajpcigut janë ndër të parat me pjesëmarrje të siguruar në plejofin e Ligës së kampionëve në futboll për sezonin 2023/24.
- Post By Fami Bajrami
- 08:48, 8 nëntor, 2023

Beograd, 8 nëntor 2023 (MIA) – Skuadrat e Mançester Sitit dhe Lajpcigut janë ndër të parat me pjesëmarrje të siguruar në plejofin e Ligës së kampionëve në futboll për sezonin 2023/24.
Në ndeshjet e mbrëmshme të xhiros së katërt, Mançester Siti në terrenin nikoqir mposhti Jang Bojsin me rezultat 3:0, ndërsa Lajpcigu në Beograd me rezultat 2:1 e mundi Cërvena Zvezdën.
Pas katër xhirove në Grupin G, Siti ka 12 pikë, ndërsa Lajpcigu 9, derisa nga një pikë kanë Jang Bojs dhe Cërvena Zvezda.
Ndryshe, sezonin e kaluar Mançester Siti fitoi Ligën e kampionëve për herë të parë në histori.
Foto: EPA