Bëhen të ditur 32 pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, mbeten të lira edhe katër vende
- Pas zhvillimit të tre ndeshjeve të kthimit nga plejofi, mbrëmë u bënë të ditura edhe tre pjesëmarrës të tjerë në Ligën e Kampionëve në futboll. Tani numri i ekipeve që kanë siguruar pjesëmarrje në këtë garë elitare është 32.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:35, 27 gusht, 2025
Nion, 27 gusht 2025 (MIA) - Pas zhvillimit të tre ndeshjeve të kthimit nga plejofi, mbrëmë u bënë të ditura edhe tre pjesëmarrës të tjerë në Ligën e Kampionëve në futboll. Tani numri i ekipeve që kanë siguruar pjesëmarrje në këtë garë elitare është 32.
Mbrëmë vend në LK siguruan Kairat (Kazakistan), Bodo-Glimt (Norvegji) dhe Pafos (Qipro).
Më herët, bileta për fazën e përgjithshme fituan Totenhemi, Liverpuli, Arsenali, Mançester siti, Çellsi, Njukasëll (Angli), Napoli, Interi, Atalanta, Juventusi (Itali), Barcelona, Real, Atletiko, Atletik, Viljareal (Spanjë), Baern, Baer, Ajntraht, Borusia Dortmund (Gjermani), Paris Sen Zhermen, Marsej, Monako (Francë) PSV, Ajaks (Hollandë), Sporting (Portugali), Union (Belgjikë), Gallatasaraj (Turqi), Sllavia (Çeki), Olimpijakos (Greqi).
Sonte do të mësohen emrat e katër ekipeve të fundit që do të luajnë në LK.
Faza e përgjithshme e Ligës së Kampionëve 2025/26 do të fillojë më 16 shtator dhe do të mbarojë më 28 janar. Plejofi do të fillojë më 17 shkurt. Finalja është caktuar për 30 maj në Budapest. qa/
Foto: EPA