• e enjte, 20 qershor 2024

Azir Aliu me rastin e Ditës së Evropës: Këtë ditë i festojmë paqen dhe bashkimin në Evropë

Azir Aliu me rastin e Ditës së Evropës: Këtë ditë i festojmë paqen dhe bashkimin në Evropë

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian, porositi përmes një mesazhi në rrjetet sociale ministri i Shoqërisë  Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.

Ai me këtë rast tha se 9 Maji shënon përvjetorin e "Deklaratës Shuman" dhe në këtë ditë festojmë paqen dhe bashkimin në Evropë.

"Është dita prej nga mori jetë ëndrra e bukur e Bashkimit Europian, një ndër projektet më frymëzuese të qytetërimit bashkëkohor.
Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë"", ka shkruar Aliu. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR