• e hënë, 23 dhjetor 2024

Azeski: Nga Qeveria kërkojmë ndershmëri në bashkëpunim dhe përmbushje të premtimeve

Azeski: Nga Qeveria kërkojmë ndershmëri në bashkëpunim dhe përmbushje të premtimeve

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Një gjë kërkojmë nga Qeveria, ndershmëri në synimet për bashkëpunim dhe partneritet dhe përmbushje të premtimeve, transparencë në punë, luftë kundër ryshfetit dhe korrupsionit, ndërtim të sistemit të institucioneve dhe stimulim të biznesit, tha sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski.

Në ngjarjen në Odë me rastin e 102 viteve të ekzistencës së saj, Azeski i premtoi kryeministrit Hristijan Mickoski se biznesi do të jetë partner serioz i Qeverisë dhe partner konstruktiv i shtetit.

"Ne jemi një institucion profesional që na intereson vetëm një mjedis i mirë dhe i favorshëm biznesi, që kompanitë të kenë fitim dhe të krijojnë vende të reja pune. Ky është konsensusi që e mbrojmë prej vitesh, derisa një ditë në shtator të vitit 2022, kryetari Mickoski erdhi me një delegacion të madh, na mbështeti publikisht para mediave dhe nënshkroi dokumentin e parë të Deklaratës sonë të 100-vjetorit, të cilën ai këmbënguli që në këtë shtet të bëhet më në fund një marrëveshje e madhe për prioritizimin e ekonomisë në 10 vitet e ardhshme. Me këtë duhet dalëngadalë t'i lëmë anash çështjet politike dhe të marrim rrugën e vetme të mundshme, që është të rrisim të ardhurat personale dhe standardet e qytetarëve dhe kështu të përshtatemi aty ku takojmë - në familjen evropiane", nënvizoi Azeski.

Me rastin e 102 viteve të ekzistencës, Oda do të ndajë çmime, ndërsa para të pranishmëve pritet të drejtohet edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Në ngjarje janë edhe ministrat e Financave, Energjetikës, Transportit dhe Lidhjeve dhe Administratës Publike. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR