• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Azerbajxhani është i gatshëm për negociata paqesore me Armeninë

Azerbajxhani është i gatshëm për negociata paqesore me Armeninë

Baku, 21 nëntor 2023 (MIA) - Azerbajxhani njoftoi sot se është i gatshëm që negociatat paqesore me Armeninë të mbahet në kufirin shtetëror ose në një vend tjetër.

Në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, i bëhet thirrje Armenisë për të shmangur vonesat shtesë të panevojshme dhe t'i vazhdojë negociatat.

Të dy vendet kanë përgjegjësi ta vazhdojnë procesin e paqesor, që përfshin zgjedhjen e një vendi të pranueshëm për të dy palët ose takimin të mbahet në kufirin shtetëror, thuhet në deklaratën e MPJ-së azerbajxhanase.

Këshilltari politik i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev tha se bisedimet duhet të mbahen në bazë bilaterale, pa ndërmjetësues perëndimor.

Në të kaluarën, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tenduan pa sukses t'i bindin të dyja palët të arrijnë marrëveshje. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR