• e hënë, 01 korrik 2024

Axhej Banga zgjidhet kryetar i ri i Bankës Botërore

Axhej Banga zgjidhet kryetar i ri i Bankës Botërore

Uashington, 3 maj 2023 (MIA) - Axhej Banga (Axhej), kandidati i SHBA-së, sot është zgjedhur kryetar i Bankës Botërore, konfirmoi institucioni në kumtesë.

Banga ishte kandidati i vetëm për pozitën dhe përzgjedhja e tij nuk është befasi.

Axhej Banga është amerikan me origjinë indiane.

Ai do ta zëvendësojë Dejvid Malpas, gjithashtu amerikan. Banga duhet ta ndërmarrë funksionin më 1 qershor, kumtoi Banka Botërore.

Kryetari i sapozgjedhur ka deklaruar në disa raste  se dëshiron të ketë prioritet financimin e luftës  kundër ndryshimeve klimatike dhe reformat e Bankës Botërore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR