• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avramovska-Madiq: Presim shumë shpejtë përgjigje se kur mund të ekstradohet Palevski

Avramovska-Madiq: Presim shumë shpejtë përgjigje se kur mund të ekstradohet Palevski

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë e ka filluar procedurën për ekstradimin e Lupço Palevskit të dyshuarin e parë për vrasjen e dyfishtë të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Ministri e ka nënshkruar kërkesën dhe dokumentet i janë dorëzuar Interpolit dhe organeve kompetente të Turqisë, deklaroi sot zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Avramovska Madiq e cila mori pjesë në konferencën plenare me temë: "Konventa kombëtare e Bashkimit Evropian: Vlerat themelore sociale për të ardhmen evropiane". Theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Turqisë është i shkëlqyer. 

"Në një kohë relativisht të afërt presim të marrim përgjigje se kur ekstradimi mund të ndodhë sa më shpejtë. Sepse përmenda se Ministria e Drejtësisë do të bëjë përpjekje, që të mos jetë në afatin prej 40 ditësh, por sa më shpejtë të jetë e mundur", tha Avramovska Madiq. 

E pyetur nëse deri tek ata kanë arritur informacion për përdorimin e ankesave nga Palevski, e cila do ta shtynte ekstradimin, Avramovska Madiq u përgjigj se çdo i dyshuar dhe i akuzuar ka të drejtë të mbrohet me ankesë, por gjithçka do të bëhet nga Ministria e Drejtësisë dhe organet e prokurorisë së Maqedonisë, në mënyrë që, siç thotë ai, "Palevski të sillet në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

"Paraburgimi ekstradues i është caktuar nga shteti në të cilin ndodhet për t'u sjellë tek ne, ndërsa organet tona, institucionet, prokuroria dhe gjyqësori të veprojnë sa më shpejtë për rastet, sepse tashmë kemi parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria se ka prova të mjaftueshme, se ky rast mund të përfundojë sa më shpejtë", thotë Avramovska Madiq.

Në lidhje me atë se nëse nga autoritetet turke është kërkuar dokumentacion shtesë nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë, Avramovska Madiq theksoi se të dy ministritë komunikojnë vazhdimisht në baza ditore.

“Gjithçka që kërkohet nga Ministria e Drejtësisë, prokuroria e siguron sa më shpejtë, e përkthen dhe e dorëzon përmes sistemit që përdoret”, thotë Avramovska Madiq. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR