• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avramoski: Shkarkimi i kryetares së Këshillit gjyqësor është precedent, tërësisht devijon nga ligji dhe procedura

Avramoski: Shkarkimi i kryetares së Këshillit gjyqësor është precedent, tërësisht devijon nga ligji dhe procedura

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Darko Avramovski nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë konsideron se shkarkimi i kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, kinse për shkak se e ka fshehur letrën e ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, paraqet precedent, sepse nuk është respektuar as ligji as aktet nënligjore.

"Ajo letër iu është drejtuar disa faktorëve në sektorin e jurisprudencës, ndërsa disa dukshëm edhe arritën ta gjejnë veten në atë letër. unë shpresoj se do të ndërmarrin diçka lidhur me të. Sa i përket shkarkimit të Damevës, ishte befasi dhe tregon se kritikat nga SHBA-ja kanë ndikim më të madh se ato vendore. Sido që të jetë, vetë shkarkimi ishte bërë në atë mënyrë që paraqet precedent", thotë Avramovski gjatë pjesëmarrjes në Studio 10 në TV 24.

Sipas tij, kinse reformat në gjyqësor kanë filluar me PSP-në në vitin 2016, por, është e qartë, thotë, se na nevojitet konsistencë, sepse ne fillojmë aksione por nuk i përfundojmë, ndërsa tashmë nuk kemi kohë dhe duhet urgjentisht të zgjidhen problemet në gjyqësor.

"Nuk kemi indikatorë me të cilët mund të konstatojmë ndikim politik, por është fakt se ka veprim jotransparent të Këshillit gjyqësor në vazhdimësi. Që këtu fitohet përshtypja se bëhet fjalë për përllogaritje të brendshme apo ndikime të jashtme në Këshillin gjyqësor me mënyrën në të cilën u shkarkua kryetarja e Këshillit gjyqësor. As ligji, as aktet nënligjore nuk lejojnë shkarkim nga vendi i kryetares së Këshillit pa u shkarkuar edhe si anëtare e Këshillit", thotë Avramovski.

Ai vlerëson se është shkelur Rregullorja e Këshillit gjyqësor.

"Devijimi i plotë nga procedurat dhe niveli i diskutimit dhe debati i cili i ngjante një zënke infantile, lë përshtypje sikur të ishte shkarkuar kryetari i ndonjë këshilli shtëpiak. Mungesa e llogaridhënies dhe vetëdijes për pasojat, lë hapësirë për spekulime për motivet e këtij akti", tha Avramovski.

Ky është, konsideron ai, vetëm fillimi, ndërkaq jo epilogu i gjërave. Në mbledhjen e re të caktuar sot, pret të shihet se si do të zhvillohen gjërat duke pasur parasysh se nuk ishte respektuar rregullorja.

"Secili që është pjesë e jurisprudencës duhet të fillojë të marrë përgjegjësi, ndërkaq jo vetëm të përjashtohet. Përgjegjësi në kuptimin e ndërmarrjes së të gjitha gjërave pozitive dhe negative në profesion he të fillojnë të përmirësohen individualisht në mënyrë që e tërë situata të ndryshohet. Brenda natës nuk mund të ndryshojë i tërë sistemi", thotë Avramovski. ab/

Foto: Print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR