• e premte, 05 dhjetor 2025

Avokati i Velibor Manevit kërkon aktvendim lirues për vrasjet, ndërkaq për rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes aktvendim dënues

Avokati i Velibor Manevit kërkon aktvendim lirues për vrasjet, ndërkaq për rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes aktvendim dënues

Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Avokati Goran Boshevski, mbrojtës i të akuzuarit Velibor Manev, në fjalën e tij përmbyllëse për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit sot kërkoi aktvendim lirues për klientin e tij lidhur me veprën penale vrasje, ndërkaq aktvendim dënues për veprën rrëmbim. Sipas avokatit, nuk ka ekzistuar marrëvehsje për vrasje dhe që këtej nuk ka kuptim për kryerje të llojit të tillë të veprave penale.

Lidhur me kualifikimin juridik, avokati theksoi se në mënyrë që të konstatohet bashkëveprimi, duhet, siç tha, të ekzistojë marrëveshje me personat e tjerë për kryerje të veprës. Ai potencoi se, në rast të marrëveshjes, të gjithë përgjigjen për vepra të njejta, por nëse ajo mungon, secili duhet të përgjigjet për veprimet e veta.

Lidhur me veprën penale - rrëmbim, Boshevski kërkoi gjykata gjatë matjes së dënimit të shqiptojë dy dënime të ndara dhe më pas të konstatojë një, aktvendim të vetëm, i cili do t'i adaprohet personalitetit të të akuzuarit dhe kahëzuar drejt qëllimit të parandalimit - si një qëllimi vetëm i legjitimuar i procedurës penale.

Boshkovski në fillim të fjalëve përmbyllëse sqaroi se Manev i ka njohur të akuzuarit e tjerë, përveç Aleksandar Gjorçevskit, ndërsa i njohur i tij ka qenë edhe i vrari Pançe Zhezhovski, i cili, sipas mbrojtjes, i ka pasur borxh para.

Avokati e përshkroi në hollësi rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes, në pajtim me dëshminë e Manevit, dhe theksoi se klienti i tij nuk ka marrë pjesë në vrasjen e tyre.

Me fjalë përmbyllëse në seancën e sotme në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi mbrojtësi i Bore Videvskit, avokati Bojan Manev. Fjalë përmbyllëse duhet të japë edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë.

Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Ljupço Palevski, Vllatko keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t'i caktojë dënim adekuat me burg.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht. Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR