• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avokati i Palevskit e çoi në Beograd për ekzaminim, pohon se nuk e dinte se ishte i dyshuar për vrasjen e Vanjës

Avokati i Palevskit e çoi në Beograd për ekzaminim, pohon se nuk e dinte se ishte i dyshuar për vrasjen e Vanjës

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Vasko Stojkov, avokat i Lupço Palevskit - Palço, i cili është i dyshuari kryesor për organizimin e kidnapimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Panço Zhezhovskit, tha se personalisht e ka dërguar Palçon në Beograd për ekzaminim, sepse nuk kishte automjet. Në një prononcim për Telmën për të sqaruar se përse ka qenë me Palevskin gjatë arratisjes nga vendi, Stojkov thotë se nuk e ka ditur se ai është përgjegjës për vrasjet dhe ka dashur ta ndihmojë të shkojë në ekzaminimin e caktuar.

"Më kërkoi që ta dërgoj në Beograd, sepse ai nuk kishte automjet dhe nuk mund të siguronte një noter që t'ia përkthej automjetin. Nuk dija asgjë për këtë çështje. E di që është dashur të shkojë në Beograd, ka thënë se ka caktuar ekzaminimet. Nëse është ashtu, i thashë: “Të dërgoj unë”, nuk i dija këto gjëra. Un u ktheva në Shkup, ai mbeti sepse duhej të bënte ekzaminim të nesërmen dhe më tha nëse gjithçka është në rregull do të kthehet. Nëse nuk është në rregull, tha se do të shkojë në Stamboll. Kur u ktheva, policia ishte në kërkim, më pyeti dhe pastaj u tregova", deklaroi Stojkov për Telma.

Sipas deklaratës së tij, pasi ka kuptuar se për çfarë dyshohet Palevski i ka dërguar mesazh që të kthehet dhe të japë deklaratë, sepse është një çështje serioze. Ai në deklaratë nuk tregon se çfarë përgjigje ka marrë, por thotë se çdo gjë e ka raportuar në polici dhe që atëherë nuk ka pasur më kontakte me Palevskin.

Stojkov thotë se ka pasur qëllime të mira për ta ndihmuar Palevskin dhe se pasi ka marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë, ndihet i keqpërdorur.

"Unë jam avokat dhe po të kisha ditur diçka, sigurisht që nuk do ta kisha dërguar", tha Stojkov.

Përndryshe, Lupço Palevski Palço është i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Ai është në arrati dhe autoritetet do të lëshojnë një urdhër ndërkombëtar. Ai është i dyshuari kryesor organizator dhe realizues i vrasjes së 14-vjeçares Vanja dhe 74-vjeçarit Pançe nga Velesi, ndërsa sot në konferencën për shtyp të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurorit publik Gavril Bubevski gjatë pyetjeve të gazetarëve për përfshirjen e Palços, nuk e theksuan konkretisht me emër dhe mbiemër, por ata iu përgjigjën pyetjeve që specifikonin emrin e tij si i dyshuari kryesor në aktet e shëmtuara.

Siç informoi ministri i Punëve të Brendshme, personi është larguar nga vendi me automjet së bashku me avokatin e tij në Beograd, ndërsa më pas në Bullgari.

Spasovski shtoi se për personin do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, ndërsa në pyetjen se a kanë dijeni se ai po tenton të ikë në Rusi, ai u përgjigj negativisht.

Lupço Palevski Palco është i njohur për publikun si një ish-sipërmarrës ndërtimi, ndër të tjera, i cili ka ndërtuar objektin e njohur si “Tifani” në fillim të bulevardit “Aradhet partizane, për të cilin ka pasur hetime, por nuk është përballur me pasoja. Ai ishte gjithashtu pronar i së përjavshmes "Start", ndërsa nga një i majtë progresiv dhe kryetar i konferencës së qytetit të LSDM-së, para disa vitesh me themelimin e lëvizjes "Treta" u pozicionua si nacionalist radikal prorus.

Palevski është i njohur për opinionin edhe kur katër vite më parë u ndalua në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, prej nga donte të ikte në Moskë, me urdhërarrest kroat për një borxh prej 2500 eurosh. Palevski këto ditë ka qenë aktiv në rrjetet sociale dhe ka publikuar postime, me përjashtim të 27 nëntorit kur Vanja u zhduk.

Në paraburgim 48 orësh për veprën penale deri në sigurimin e provave shtesë janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvsi, të cilët janë pjesë e partisë E djathta, ku siç informoi Spasovski sot në konferencë për shtyp, policika ka bërë kontroll. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR