• e hënë, 23 dhjetor 2024

Avokatët: Trampi nuk mund të paguajë garancinë prej 464 milionë dollarë në rastin për mashtrim civil në Nju Jork

Avokatët: Trampi nuk mund të paguajë garancinë prej 464 milionë dollarë në rastin për mashtrim civil në Nju Jork

Uashington, 19 mars 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp nuk mund të gjejë një kompani sigurimesh që do të garantojë 464 milionë dollarë që gjykata ka urdhëruar t'i paguajë në rastin e mashtrimit civil në Njujork, kumtuan avokatët e tij.

Avokatët e Donald Trampit thonë se sigurimi i garancisë më kusht të asaj madhësie është "praktikisht i pamundur".

Tramp është shpallur përgjegjës për keqinterpretim të shumës neto të parave që zotëron në një rast për mashtrim financiar të ngritur nga prokurorja e shtetit të Njujorkut, Letisha Xhejms.

Prokuroja Xhejms theksoi se është e gatshme që të fillojë procesin e sekuestrimit të pasurisë së Donald Trampit përderisa ai nuk mund të paguajë shumën e përcaktuar me aktgjykim.

"Nëse nuk ka mjete për të paguar, do të kërkojmë mekanizma për të zbatuar vendimin në gjykatë dhe do t'i kërkojmë gjyqtarit që të sekuestrojë pronën e tij", tha Xhejms në intervistën për Ej-Bi-Si Njuz.

Tramp, kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, ka për qëllim të ankimojë vendimin e gjykatës civile të Njujorkut dhënë në shkurt, me të cili automatikisht do të pezullonte vendimin e gjykatës. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR