• e martë, 04 shkurt 2025

Avokatët e Trampit kërkuan gjykim në prill të vitit 2026

Avokatët e Trampit kërkuan gjykim në prill të vitit 2026

Uashington, 18 gusht 2023 (MIA) - Avokatët e Donald trampit kërkuan nga gjykatësi federal në Uashington ta caktojë gjykimin e ish-presidentit për në prill të vitit 2026 për shkak të akuzave se ai gjoja ka tentuar ta anulojë disfatën e tij zgjedhore në zgjedhjet federale në vitin 2020 nga demokrati Xho Bajden.

Data e këruar për gjykim do të jetë pas zgjedhjeve amerikane në nëntor të vitit 2024, në të cilat Trampi është kandidati kryesor për nominim republikan.

"Interesi publik qëndron në drejtësinë dhe gjykimin e drejtë, dhe jo në përshpejtimin e aktvendimit", shkruan avokatët e Trampit.

Prokurori special amerikan, Xhek Smith, zyra e të cilit e ndjekë Trampin në rastin me zgjedhjet federale në vitin 2020, të enjten e kaluar kërkoi nga gjykatësja amerikane e qarkut ta caktojë gjykimin për më 2 janar të vitit 2024. Ajo datë është dy javë para votimeve të para në zgjedhjet preliminare republikane në vitin 2024. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR