• e hënë, 08 korrik 2024

"Aventura mitike" në organizim të Jurop haus dhe HEAMUS me rastin e Ditëve të trashëgimisë evropiane

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Në organizim të Jurop haus Shkup në partneritet me Qendrën për hulumtim shkencor dhe promovim të kulturës - HEAMUS, sot në Parkun e Qytetit - Shkup do të mbahet ngjarja "Aventura mitike - krijesat malore të Shkupit dhe si t'i gjesh", përvojë interaktive e gamifikuar sociale dedikuar për fëmijë dhe të rinj. Nikoqir i ngjarjes do të jetë mr. Vasilika Dimitrovska, drejtoreshë e HEAMUS, trajnere e certifikuar, interpretatore dhe koordinuese nacionale e Interpret Europe.

"Ditët e trashëgimisë evropiane" paraqesin aksion të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Komisionit evropian i cili, si manifestim gjerësisht i prnauar, kontribuon për afrimin e njerëzve dhe theksimin e dimensionit evropian dhe vlerën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Çdo vit organizohen mijëra ngjarje me qëllim që të ndihmohet në ngritjen e vetëdijes për trashëgimi të përbashkët evropiane dhe nevojë të vazhdueshme për mbrojtjen e saj, ngjarje të cilat mundësojnë krijim të përvojave të ndara nga vizitorët, promovim i inkluzivitetit dhe nxitje e kreativitetit dhe imagjinatës.

Temë e edicionit të sivjetmë të "Ditëve të trashëgimisë evropiane" në vendin tonë. si dhe në shumicën e shteteve evropiane është "Trashëgimia e gjallë".

Organizuesit e ngjarjes bëjnë thirrje të gjitha subjektet nga fusha e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të përfshihen me projekt të vet në festimin  e "Ditëve të trashëgimisë evropiane 2023". Kjo posaçërisht ka të bëjë me organizatat qytetare të cilat me pjesëmarrje në programin zyrtar përfitojnë të drejtën të aplikojnë për grant të ciliun e ndan vetë nisma. ab/

Foto: HEAMUS

 

QËNDRONI TË LIDHUR