• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV: Përkohësisht mbyllet një gjellëtore në Vllae pas raportimit për persona të helmuar

AUV: Përkohësisht mbyllet një gjellëtore në Vllae pas raportimit për persona të helmuar

 Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Një gjellëtore në lagjen Vllae të Shkupit është mbyllur përkohësisht pas informimit nga Qendra për Shëndet Publik se katër persona janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive me simptoma të helmimit nga ushqimi, njoftojnë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). 

 Në gjellëtore, siç njoftojnë AUV-ja, u krye një kontroll i jashtëzakonshëm dhe u morën strisho nga sipërfaqet e punës dhe mostra të të gjithë ushqimeve të inkriminuara të konsumuara nga personat.

 Gjellëtorja do të jetë e mbyllur deri në marrjen e rezultateve të mostrave për analiza laboratorike.

 "Pas informacioneve të marra nga epidemiologu i Qendrës së Shëndetit Publik për pranimin e katër personave në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendja Febrile me simptoma të helmimit nga ushqimi, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me Udhëzimin për trajtimin e intoksikimeve ushqimore, kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një gjellëtore në lagjen Vllae të Shkupit. Për ekzaminim laboratorik u morën strisho nga sipërfaqet e punës dhe mostra të të gjithë ushqimeve të inkriminuara të konsumuara nga personat. Operatori i ushqimit është urdhëruar të marrë masa parandaluese për pastrimin dhe kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme sanitare të punonjësve. Nga ana e sherbimeve te inspektimit, gjelltorja mbyllet perkohesisht deri ne marrjen e rezultateve të mostrave të marra për testime laboratorike", thekson AUV-ja. 

 Agjencia njëherit apelon, në kushte të temperaturave të larta dhe rreziqeve të mëdha nga helmimi me ushqimi, operatorët të jenë të përgjegjshëm dhe t'u përmbahen parimeve të sigurisë HACCP dhe rregullave të praktikës së mirë të prodhimit dhe higjienës. Konsumatorët, nga ana tjetër, sipas AUV-së, duhet të jenë të përgjegjshëm, të mbajnë llogari dhe të blejnë ushqime nga operatorët e regjistruar, gjegjësishtë të bëjnë treg në një mënyrë dhe në një kohë kur nuk ka rrezik të kontaminimit të tij nga temperaturat e larta.

 Linja telefonike falas për konsumatorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë 0800 3 22 22 mbetet e hapur për të raportuar shqetësimet e sigurisë ushqimore.Parashtresat deri te Departamenti i mbrojtjes së konsumatorit qytetarët mund të dorëzojnë personalisht dhe në mënyre elektronike në info@fva.gov.mkqa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR