AUV: Nuk kemi kompetencë për veprim gjatë mbrojtjes së shëndetit gjatë punës dhe dhënies së elaborateve HACCP
- – Në një njoftim me shkrim Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e njofton publikun se nuk ka kompetencë të veprojë për çështjet që ishin bërë të ditur në konferencën për media të u.d. kryetarit të Koçanit, Venko Kërstevski, ndërsa në të cilën ai kërkoi përgjegjësi për dhënien e lejeve për punë të objekteve hotelierike.
- Post By Fitore Curri
- 14:26, 18 qershor, 2025
Koçan, 18 qershor 2025 (MIA) – Në një njoftim me shkrim Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e njofton publikun se nuk ka kompetencë të veprojë për çështjet që ishin bërë të ditur në konferencën për media të u.d. kryetarit të Koçanit, Venko Kërstevski, ndërsa në të cilën ai kërkoi përgjegjësi për dhënien e lejeve për punë të objekteve hotelierike.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është organ kompetent për kontrollin e sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve. Lidhur me çështjet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë, AUV nuk ka kompetencë për të vepruar, ashtu siç nuk ka kompetencë në fushën e lëshimit të elaborateve HACCP, as nuk është kompetente për lidhjen me rrjetin elektrik. Është thelbësore që operatorët të regjistrohen si operatorë ushqimorë në kuadër të AUV, për të cilin, përveç kërkesës së plotësuar për regjistrimin e objekteve dhe operatorëve të ushqimit me origjinë jo-shtazore, është e nevojshme të paraqitet vendimi për regjistrim në Regjistrin Qendror, dëshmi e së drejtës së përdorimit të objektit – fleta e pronësisë, kontrata e blerjes, kontrata e qirasë, etj., dhe dëshmia e tarifës administrative të paguar. Në diskoteka, regjistrohet vetëm një banak ku shërbehen pije”, thuhet në njoftimin e AUV.
Sipas Agjencisë, mbikëqyrje inspektuese te operatorët me ushqim realizohen si të rregullta, sipas Planit vjetor për kryerjen e kontrolleve inspektuese, gjegjësisht nismë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s