AUV: Ne nuk japim asnjë leje HACCP, kontrollojmë vetëm punën e operatorëve ushqimorë
- Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) dënon përpjekjen e u.d. kryetarit të komunës së Koçanit, Venko Kërstevski, për siç thonë "njollosjen e profesionalizmit dhe ekspertizës së AUV-së dhe inspektorëve të saj të punësuar, përmes rrjeteve sociale duke vepruar si inspektor në objektet hotelierike, për të cilat pretendon se janë pa leje", dhe porosit se nuk japin kurrfarë HACCP leje, por vetëm e kontrollojnë punën e operatorëve me ushqim.
- Post By Sara Ademi
- 12:29, 22 qershor, 2025
Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) dënon përpjekjen e u.d. kryetarit të komunës së Koçanit, Venko Kërstevski, për siç thonë "njollosjen e profesionalizmit dhe ekspertizës së AUV-së dhe inspektorëve të saj të punësuar, përmes rrjeteve sociale duke vepruar si inspektor në objektet hotelierike, për të cilat pretendon se janë pa leje", dhe porosit se nuk japin kurrfarë HACCP leje, por vetëm e kontrollojnë punën e operatorëve me ushqim.
Ata theksojnë se AUV është institucion profesional dhe punonjësit e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, duke shtuar se kontrollet inspektuese kryhen në përputhje me Planin Vjetor të Inspektimit dhe me ankesa dhe iniciativa të paraqitura për inspektime të jashtëzakonshme.
"Profesionalisht, AUV nuk cenon kompetencat e institucioneve të tjera, por në lidhje me pretendimet e u.d. së kryetarit për punën e AUV-së, vetëm e informojmë se Agjencia nuk lëshon asnjë leje HACCP siç pretendon ai publikisht, por kontrollon punën e operatorëve ushqimorë, vetëm dhe ekskluzivisht nga aspekti i përgjithshëm dhe i posaçëm i përmbushjes së akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë çështje, duke i regjistruar si operatorë ushqimorë në regjistrin e institucionit", thonë nga AUV.
Pikërisht sipas kësaj rregulloreje, shtojnë ata, u.d. kryetari nuk është person i autorizuar dhe nuk lejohet të kontrollojë operatorët me ushqime të përgatitura në ambientet e hotelierisë që "kontrollon" dhe të cilat mund t’i kontaminojë duke hyrë në kuzhina pa veshje mbrojtëse dhe me kartë shëndetësore që konfirmon gjendjen e tij personale shëndetësore. sa/
Foto: MIA