• e diel, 22 dhjetor 2024

AUV me mbështetje të fushatës globale për shënimin e 28 Shtatorit - Ditës Botërore Kundër Tërbimit

AUV me mbështetje të fushatës globale për shënimin e 28 Shtatorit - Ditës Botërore Kundër Tërbimit

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari edhe këtë vit bashkohet me mbështetjen e iniciativës globale për shënimin e 28 Shtatorit - Ditës Botërore Kundër Tërbimit, e cila nën moton "Të gjithë për një, një shëndet për të gjithë",  bazohet në suksesin e konceptit "Një shëndet " të vitit 2022.

Siç informon AUV, fokusi është vendosur në bashkëpunim, barazi dhe forcim të sistemeve shëndetësore në luftën kundër tërbimit, për arritjen  e qëllimin global – zero vdekje njerëzore nga tërbimi të transmetuar nga qentë deri në vitin 2030 (#ZeroBy30). 

 "Dita botërore kundër tërbimit është një mundësi si institucion për të kujtuar se lufta kundër kësaj sëmundjeje nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm një ditë, por të vazhdojë të zbatohet si edhe deri tani, në mënyrë të vazhdueshme dhe multisektoriale. të mbështetur nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Forumi të Bashkuar Kundër Tërbimit, përmes konceptit Një Shëndet edhe sivjet ibashkon dhe koordinon qeveritë, prodhuesit e vaksinave, hulumtuesit, sektorin joqeveritar dhe partnerët zhvillimor secili, nga fusha e tyre e interesit ta japin maksimumin në realizimin e qëllimit global - Zero vdekje nga tërbimi deri në vitin 2030, sepse fatkeqësisht ende ka në botë çdo 9 minuta nga kjo sëmundje vdes nga një person, ose rreth 59 mijë njerëz në mbarë botën"  thotë Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

 Fokusi i fushatës botërore këtë vit është vënë në bashkëpunim dhe vaksinim, si baza mbi të cilat bazohet lufta kundër tërbimit edhe në vend. Pikërisht mbi to edhe viteve të fundit  janë realizuar aktivitete të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në luftën kundër kësaj sëmundjeje po aq të rrezikshme si për kafshët ashtu edhe për njeriun.

 "Fatmirësisht, në Republikën e Maqedonisë së Veriut  në lidhje me këtë sëmundje gjendja epidemiologjike është e qëndrueshme. Që nga rastet e fundit të regjistruara të tërbimit në vitin 2012, në një mace në fshatin  Argulicë të rajonit të Radovishit dhe në një ujk në fshatin Glavovicë të rajonit të Koçanit, në vend  nuk ka pasur tërbim. Si institucion përgjegjës marrim masat e nevojshme për të kontrolluar në kohë gjendjen. Për momentin në vijim është zbatimi i fushatës informuese Stop Tërbim, e cila realizohet në 12 radio lokale duke transmetuar radio spote edukative për njohjen e sëmundjes dhe raportimin e rasteve të dyshuara. Në kuadër të kësaj fushate AUV, janë përgatitur postera dhe fletushka" potencoi  Babovski.

 Foto: AUV

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR