• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV do të kryejë inspektime të jashtëzakonshme në të gjitha shkollat ​​në Karposh ku "Vanilla Fud" shpërndan ushqim

AUV do të kryejë inspektime të jashtëzakonshme në të gjitha shkollat ​​në Karposh ku

 Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) do të zbatojë inspektime në të gjitha shkollat ​​në territorin e Komunës së Karposhit ku kompania "Vanilla Fud" bën shpërndarjen e ushqimit.

 "Si masë parandaluese, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari do të zbatojnë inspektime të jashtëzakonshme në kuzhinat e të gjitha shkollave të kësaj komune të cilat me ushqim i furnizon ky operator, më saktë edhe ato shkolla ku nuk ka raste të konfirmuara të nxënësve të infektuar me salmonelë. Pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm dhe pas marrjes së rezultateve nga analizat laboratorike, opinioni do të njoftohet për rezultatet dhe për shkaktarin", informoi drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski.

 Paraprakisht, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar bëri të ditur se në bashkëpunim me AUV-në dhe Qendrën për Shëndet Publik  dje kanë zbatuar inspektim të jashtëzakonshëm në kuzhinat e shkollave fillore "Vllado Tasevski" dhe "Dimo Haxhi Dimov" dhe në depon  të "Vanilla Fud", ndërsa gjatë ditës me inspektimin do të përfshihen edhe  shkollat "Jan Amos Komenski" dhe "Vojdan Çernodrinski".

 Në një pjesë të shkollave ​​në territorin e Karposhit janë paraqitur nëntë raste të nxënësve të sëmurë nga salmonela. Siç informuan dje  nga Komuna e Karposhit, nxënësit të premten për mëngjes kanë pasur petulla pa vezë, ndërsa për drekë spinaq pa mish me kos.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR