• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV dënoi prodhues të paregjistruar të djathit në Prilep dhe Shkup

AUV dënoi prodhues të paregjistruar të djathit në Prilep dhe Shkup

Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka dënuar prodhues të paregjistruar të djathit në Prilep dhe Shkup, si dhe një mishtore për shkak të mospasjes së evidencës ditore për lëndë të para të shpenzuara për prodhimtarinë e përgatitjeve të mishit. 

Siç informojnë nga AUV, në fshatin Lagovë e Re të Prilepit, një bujk individual është dënuar për shkak të prodhimtarisë së paregjistruar të djathit dhe është urdhëruar që ta regjistrojë veprimtarinë. 

Në Prilep, gjithashtu, është shqiptuar dënim për një operator të ushqimit – mishtore për shkak të mospasjes së evidencës për lëndë të para të shpenzuara për prodhimtarinë e përgatitjes së mishit. 

Përmes kontrolleve të tyre të rregullta dhe të jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit janë dënuar edhe persona fizikë në tregun e gjelbër të Shkupit “Bunjakovec”.

“Janë asgjësuar padëmshëm 8 kilogramë djathë, 2 kilogramë djathë, 5 pako mjaltë me huall mjalti në sasi prej 4,5 kilogramë, të cilat nuk kishin dokument të origjinës”, thuhet në kumtesën e AUV-së.

Nga aty shtojnë se kontrolli është bërë edhe në një një dyqan sanduiçësh në këtë treg të gjelbër ku nuk janë vërtetuar parregullsi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR