• e hënë, 23 dhjetor 2024

AUV: Është urdhëruar mbyllja e kuzhinës në SHFK "Gjorgjia Pulevski" deri në marrjen e rezultateve nga analizat laboratorike

AUV: Është urdhëruar mbyllja e kuzhinës në SHFK

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Është urdhëruar mbyllja e kuzhinës nga e cila nuk janë dërguar shujta në kuzhinat e tjera të shkollave, deri në marrjen e rezultateve të analizave laboratorike pas çka do të konfirmojnë sigurinë.

Kështu janë përgjigjur sot pasdite nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) për MIA-n në lidhje me njoftimin që kanë marrë, për dyshimin rreth helmimit të disa fëmijëve me ushqim.

"Shqiptohet masa për pastrimin e plotë të kuzhinës, dezinsektimin, dezinfektimin dhe deratizimin, shqiptimin e kontrolleve të jashtëzakonshme shëndetësore të punonjësve në kuzhinë", thuhet në përgjigjen me shkrim nga AUV.

Prej atje sqarojnë se pas pranimit të njoftimit për dyshimin për helmim me ushqim të tetë fëmijëve në shkollën fillore "Gjorgjija Pulevski" në komunën e Aerodromit të Shkupit, shërbimet inspektuese të Agjencisë në bashkëpunim me ekipet e ISHP-së Qendra e Shëndetit Publik – Shkup, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe Instituti i Shëndetit Publik – Shkup, kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshëm në kuzhinën e shkollës.

"Janë marrë për kontroll katër shujta nga ushqimi i cili u është shërbyer nxënësve një ditë më parë, mostra nga ushqimi - sallatë nga kastraveci, supë, musaka me mish të bluar dhe patate… që do të testohen në laborator. Gjithashtu për analiza laboratorike janë marrë edhe pesë tampona nga sipërfaqet e punës dhe pajisjet, si dhe tamponat e duarve nga personat e punësuar në kuzhinë", sqarojnë nga AUV. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR