• e premte, 05 dhjetor 2025

Autoritetet siriane: Sulmet izraelite mbi Damask vranë një person, plagosën 28

Autoritetet siriane: Sulmet izraelite mbi Damask vranë një person, plagosën 28

Damask, 16 korrik 2025 (MIA) – Sulmet izraelite mbi Damask, qëllimi i të cilave sot ishte selia e armatës, vranë një person, ndërsa plagosën 28, njoftoi Ministria siriane e Shëndetësisë. 

Banorët lokalë informuan se forcat izraelite kryen sulm ajror në afërsi të pallatit presidencial në kryeqytetin sirian Damask. Ata thanë se dëgjuan shpërthim në këtë zonë, ndërsa pastaj kishin parë tym si ngritet nga zona. Në sulmet e rënda paraprakisht sot ishte shkatërruar një krah i një ndërtese katërkatëshe në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes. 

Sheshi i njohur Umajad, i zakonisht i stërmbushur, ishte i zbrazët. Kishte vetëm automjete për raste urgjente. 

Armata izraelite njoftoi se ka goditur një “cak ushtarak” në zonën e pallatit presidencial sirian në Damask, pasi paraprakisht njoftoi se e ka goditur selinë e armatës në kryeqytetin sirian. 

"Armata  izraelite vazhdon të sulmojë objektiva ushtarake që i përkasin regjimit sirian në Damask", tha armata në një deklaratë, duke shtuar se një objektiv ushtarak u godit në zonën e pallatit presidencial të regjimit sirian në Damask. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR