• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet ruse kanë arrestuar gazetaren ruso-amerikane të Radio Evropës së Lirë

Autoritetet ruse kanë arrestuar gazetaren ruso-amerikane të Radio Evropës së Lirë

Moskë, 19 tetor 2023 (MIA) - Gazetarja ruso-amerikane Alsu Kurmasheva është arrestuar në qytetin Kazan në Rusi, ka publikuar Radio Evropa e Lirë/Radio e Lirë, cituar nga mediumet franceze.

Ajo mbetet gazetarja e dytë amerikane e arrestuar në Rusi në vitin 2023, pas gazetarit të Uolstrit Xhërnal, Evan Gershkoviç.

Alsu Kurmasheva, e cila ka punuar për Radio Evropa e Lirë, akuzohet se nuk e ka deklaruar veten si "agjente e huaj", akuzë që sjell dënim deri pesë vjet burg, thuhet në kumtesën e kompanisë private mediatike, që financohet nga Kongresi amerikan.

Gazetarja, e cila zakonisht jeton në Pragë me bashkëshortin dhe fëmijët, duhej të udhëtojë në Rusi për arsye urgjente familjare më 20 maj dhe është arrestuar përkohësisht me 2 qershor para fluturimit të saj të kthimit nga Kazani, ka bërë të ditur Radio Evropa e Lirë.

Pasaportat e saj amerikane dhe ruse i janë marrë dhe ajo nuk mund të largohet nga Rusia derisa shpallet përfundimi i aktakuzës. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR