• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet palestineze: Izraeli vrau më shumë se 12.000 nxënës dhe studentë palestinez nga tetori i vitit 2023

Autoritetet palestineze: Izraeli vrau më shumë se 12.000 nxënës dhe studentë palestinez nga tetori i vitit 2023

Ramallah, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ministria palestineze për Arsim me seli në Ramallah dje njoftoi se armata izraelite nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor ka vrarë më shumë se 12.000 dhe ka plagosur 19.000 nxënës dhe studentë palestinez.

Ministria sqaroi se nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës janë vrarë 11.249 nxënës, ndërsa 17.335 janë plagosur, ndërsa në Bregun Perëndimor 80 nxënës janë vrarë, 479 janë plagosur, në Bregun Perëndimor janë arrestuar 237 nxënës.

Në periudhën e njejtë, sipas Ministrisë, në Rripin e Gazës u vranë 697 nxënës, u plagosën 1.523 studentë, ndërsa në Bregun Perëndimor u vranë 35 studentë, 130 janë plagosur, ndërsa 229 janë arrestuar.

Ministria shtoi se Izraeli ka ndaluar 88.000 studentë të vazhdojnë me studimet dhe 700.000 nxënës të shkojnë në shkollë në Rripin e Gazës.

Në lidhje me kuadrin mësimor, të dhënat e Ministrisë tregojnë se 444 prej tyre janë vrarë në Rripin e Gazës, ndërsa numri i të punësuarve të plagosur në shkollat në Rripin e Gazës është 2.491. Mes personelit të universiteteve, 117 janë vrarë, ndërsa 1.221 janë plagosur.

Në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë, janë vrarë tre anëtarë të kuadrit mësimor, 17 janë plagosur, ndërsa 144 janë arrestuar si dhe nëntë nga personeli universitar janë arrestuar.

Në lidhje me sulmet izraelite ndaj ndërtesave arsimore, 77 shkolla në Rripin e Gazës tërësisht janë shkatërruar, ndërsa 171 shkolla kanë pësuar dëme të mëdha. Gjithashtu, 126 shkolla shtetërore dhe 65 shkolla të cilat i përkasin Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez (UNRVA) ishin cak i sulmeve vandale dhe me bomba.

Sipas Ministrisë, 91 shkolla dhe shtatë universitete të Bregut Perëndimor ishin ekspozuar në sulme dhe vandalizëm. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR