• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Autoritetet amerikane gjetën dobësi në sigurimin e cilësisë së Boingut

Autoritetet amerikane gjetën dobësi në sigurimin e cilësisë së Boingut

Uashington, 27 shkurt 2024 (MIA) - Hetimi njëmujor i Administratës federale amerikane për aviacion (FAA) zbuloi mangësi sistematike në sigurimin e cilësisë së prodhuesit të aeroplanëve Boing.

Në sektorin për aeroplanë komercial, siç lajmëroi DPA, komisioni i FAA-së nuk gjeti mënyrë të standardizuar dhe të qartë që të punëusuarit të paraqesin mangësi në cilësi.

"Të punëuarit nuk kuptojnë si t'i përdorin sistemet e ndryshme për investim dhe cilin sistem ta përdorin kur, siç thuhet në raport, i cili u publikua dje.

Siç ceket në raport, në përjgithësi, ekziston konfuzion mes të punësuarve për rolin e tyre në menaxhimin me sigurinë.

"Procedurat dhe trajnimi janë të ndërlikuara dhe në gjendje të vazhdueshme të ndryshimit, duke krijuar konfuzion të të punësuarve posaçërissht mes vendeve të ndryshme të punës dhe grupeve të të punësuarve", thuhet në raport.

Si pjesë e hetimit, komisioni kërkoi edhe nga Boingu të dëshmojë se siguria është prioritet kryesor.

Si përgjigje të rezultateteve, Boing theksoi se e ka mbështetur komisionin e FAA-së në punën e tij dhe tashmë ka ndërmarrë masa për përmirësim të cilësisë. Raporti do të analizohet dhe do të sillen konkludime për maa të mëtutjeshme.

Prodhuesi i aeroplanëve për momentin është nën presion të madh për t'i përmirësuar kontrollet e cilësisë pas incidentit dramatik në janar.

Një pjesë e trupit të aeroplanit praktikisht të ri 737-9 MAX me mbi 170 njerëz në të u shkëput nga trupi i aeroplanit shumë shpejtë pas fluturimit, por nuk pati të lënduar seriozisht.

Pas hetimit, Këshilli nacional për siguri të transportit të SHBA-së (NTSB) konstatoi se mungojnë kyçje për përforcim të derës. Drejtori kryesor ekzekutiv i Boingut, Dejv Kalhun e mori përgjegjësinë për gabimin. ab/

foto: МIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR