• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet amerikane deri tani kanë sekuestruar më shumë se 1,4 miliardë dollarë, të vjedhura nga ndihma për Kovid

Autoritetet amerikane deri tani kanë sekuestruar më shumë se 1,4 miliardë dollarë, të vjedhura nga ndihma për Kovid

Uashington, 24 gusht 2023 (MIA) - Departamenti amerikan i Drejtësisë njofton se ka sekuestruar më shumë se 1,4 miliardë dollarë, të cilat kriminelët vodhën nga ndihma për Kovid-19 dhe akuzoi më shumë se tre mijë kriminelë të pandehur në qarqet federale në tërë vendin, raportojnë mediat britanike. 

Departamenti i Drejtësisë i publikoi rezultatet nga masat kombëtare për zbulimin e mashtrimeve të lidhura me pandeminë, me ç'rast akuzuan 371 persona për krime, të lidhura me keqpërdorimin e më shumë se 836 milionë dollarë nga fondet për Kovid.

Gjithësej 119 të akuzuar e kanë pranuar akuzën ose u dënuan gjatë operacionit, sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë. 

SHBA-ja po heton raste të shumta të mashtrimit në lidhje me programet për ndihmë të Qeverisë amerikane. Në maj të vitit 2021, Garland themeloi Grupin punues për zbatimin e mashtrimeve "Kovid-19". Vitin e kaluar, Departamenti ka emëruar prokurorin federal Kevin Çembers për të udhëhequr përpjekjet për të hetuar skemat e dyshuara të mashtrimit në programet për ndihmë nga pandemia. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR