Autoritete palestineze: Në një sulm izraelit në Bregun Prëndimor kanë humbur jetën të paktën 10 persona
- Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një sulm izraelit në pjesën veriore të Bregut perëndimor, njoftuan autoritetet palestineze, transmeton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 07:36, 30 janar, 2025
Ramaëllah., 30 janar 2025 (MIA) - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një sulm izraelit në pjesën veriore të Bregut perëndimor, njoftuan autoritetet palestineze, transmeton DPA.
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka qëlluar një grup burrash të armatosur me aeroplan në qytetin Tamun në Bregun Perëndimor, por nuk dha më shumë hollësi.
Sipas raporteve palestineze, fluturakja izraelite pa pilot ka hedhur tre predha drejt një shtëpie.
Ministria izraelite e Shëndetësisë në Ramallah ka njoftuar për 10 raste të vdekjes, ndërsa Gjysmëhëna e Kuqe ka njoftuar se disa të tjerë janë të plagosur, nga të cilët disa jan në gjendje kritike.
Sulmi vjen diçka më shumë se një javë pasi që armata izraelite ka filluar operacion të madh ushtarak në Xhenin, i cili gjithashtu ndodhet në pjesën veriore të Bregut pedrëndimor.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac dje deklaroi se ushria izraelite do ta mbajë prnainë në Xhenin pas operacionit ushtarak vijues në qytetin në pjesën veriore të Begut Perëndimor, i cili konsiderohet si strehimore e militantëve palestinezë. mb/
Foto: EPA