• e hënë, 23 dhjetor 2024

Automjetet e reja në BE do të shtrenjtohen mesatarisht për 600 euro për shkak të taksës së karbonit

Automjetet e reja në BE do të shtrenjtohen mesatarisht për 600 euro për shkak të taksës së karbonit

Bruksel, 13 tetor 2023 (MIA) - Taksa e re kufitare për karbonit në Bashkimin Evropian, sipas vlerësimit të kompanisë konsulente amerikane Boston Konsalting Grup, do të shkaktojë që çmimi i automjeteve të reja të rritet për pothuaj 600 euro.

Rregullativa e BE-së për mekanizmin ndërkufitar të çmimeve të karbonit (CVAM) i detyron importuesit jashtë BE-së që t'i paguajnë taksë për karbonin që e emetojnë gjatë prodhimit, siç janë çeliku dhe çimentoja.

Boston Konsalting Grupacioni potencoi se automjeti mesatar me katër dyer përmban shtatë tonë dioksid karboni (CO2), nga të cilat diçka më pak se gjysma i referohet çelikut dhe aluminiumit, që e përdorin për prodhimin e automjeteve, raportoi portali Energjia Ballkan. 

Duke e marrë parasysh se taksa për një ton karbon aktualisht është 82,90 euro, çmimi mesatar i një automjeti të ri pritet të rritet për 580,30 euro.

Prodhuesit tashmë duhej ta blinin të drejtën për të emetuar dioksid karbon (ETS) që të mund të importojnë atë që u nevojitej për prodhim. ms/

FOTO: MIA arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR