• e premte, 05 korrik 2024

Autobusët gjatë festave të Krishtlindjeve do të qarkullojnë sipas orarit javor

Autobusët gjatë festave të Krishtlindjeve do të qarkullojnë sipas orarit javor

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Gjatë festave të Krishtlindjeve, gjegjësisht më 6,7 dhe 8 janar (e shtunë, e diel dhe e hënë), transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, ndërsa nga data 9 janar do të vijojnë të funksionojnë normalisht, sipas orarit të reduktuar dimëror gjatë javës që vlen deri në përfundimin e pushimeve dimërore të nxënësve.

"Më 7 janar (e diel) për të gjitha sportelet për shitjen e biletave dhe qendrat e personalizimit do të jetë ditë jopune, ndërsa më 6 dhe 8 janar (e shtunë dhe e hënë)  nga ora 07:00 deri në 14:00 do të jenë në dispozicion sportelet për shitjen e biletave e Qendrës së Transportit dhe ajo në Gjorçe Petrov", njoftojnë nga NQP-ja.

Nga e marta (09.01.2024), të gjitha pikat e shitjes do të vazhdojnë të funksionojnë me orar normal të punës.

Teleferiku do të punojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 17:00. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR