• e premte, 05 korrik 2024

Autobusët e NPQ-së më 31 dhjetor dhe 1 janar do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Autobusët e NPQ-së më 31 dhjetor dhe 1 janar do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - NPQ informon se sot, 31 dhjetor, dhe të hënën, më 1 janar, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, me ç'rast më 1 janar nisjet e para të automjeteve do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa të tjerat në pajtim me orarin e së dielës.

Nga e marta, 2 janar, transporti publik do të vazhdojë të funksionojë si zkaonisht, përkatësisht sipas orarit të reduktuar dimëror të pjesshëm, i cili do të vlejë deri në fund të pushimit dimëror.

Më 31 dhjetor dhe më 1 janar, pikat e shitjes së biletave dhe qendra për personalizim nuk do të punojnë.

Nga e marta, ato do të vazhdojnë të punojnë me orarin e zakonshëm.

Teleferiku sot, më 31 dhjetor, do të punojë si zakonisht, prej orës 10:00 deri në orën 17:00, ndërsa nesër më 1 janar, prej orës 11:00 deri në orën 17:00. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR