• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Austria planifikon që plotësisht të ndalojë të blejë gaz rus deri në vitin 2027

Austria planifikon që plotësisht të ndalojë të blejë gaz rus deri në vitin 2027

Vjenë, 15 mars 2024 (MIA) - Qeveria austriake ka vendosur për qëllim që plotësisht ta pezullojë blerjen e gazit rus deri në vitin 2027, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg.

"Qeveria austriake ka vendosur qëllim që të bëhet 100 për qind e pavarur nga gazi rus deri në vitin 2027", tha Shalenberg në konferencën e përbashkët me homologun e tij amerikan Entoni Blinken.

Ministri austriak i Mjedisit Jetësor, Energjisë, Inovacioneve dhe Teknologjisë, Leonor Gevesler deklaroi se Vjena duhet të përgatisë mënyra për dalje nga marrëveshja për furnizim të gazit rus që ishte lidhur në kuadër të koncernit OMV. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR