• e mërkurë, 05 shkurt 2025

Austria jep nga 1.000 euro për refugjatët sirian që të kthehen në vendlindje

Austria jep nga 1.000 euro për refugjatët sirian që të kthehen në vendlindje

Vjenë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria konservatore e Austrisë sot njoftoi se refugjatëve sirian u ofron nga 1.000 euro që të kthehen në vendlindje pas rënies së regjimit të Bashar al Asadit.

"Austria do t'i mbështesë sirianët të cilët duan të kthehen në vendklindjen e tyre me bonus për kthim të bonusit prej 1.000 euro. Vendit tani i duhen qytetarët e saj për ta rindërtuar", theksoi kancelari Karl Nehamer.

Kthimi i sirianëve kundër vullnetit të tyre nuk është i mundur derisa nuk bëhet e qartë se në cilin drejtim lëviz Siria. Tani për tani Qeveria autriake njoftoi se do të fokusohet në kthimin vullnetar. Gjithashtu, është ndalur me përpunimin e kërkesave për azil, si dhe më shumë se dhjetëra vendesh nga BE-ja.

Ashtu si qeveritë e tjera konservatore në Evropë, Nehamer është nën presionin e së djathtës për imigracionin. Sirianët janë azilkërkuesit më të shumtë në Austri.

Nuk dihet ende se sa sirianë do të pranojnë "bonusin e kthimit". "Austrian Erlajns" ka pezulluar fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkak të situatës së sigurisë dhe një biletë vajtje-ardhje për në Damask me Turkish Erlajns kushton të paktën 1066.10 euro. sa/

foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR