• e hënë, 23 dhjetor 2024

Austria e vazhdon afatin për kontroll kufitar me Slloveninë dhe Hungarinë

Austria e vazhdon afatin për kontroll kufitar me Slloveninë dhe Hungarinë

Vjenë, 12 nëntor 2023 (MIA) - Ministria austriake e Punëve të Brendshme njoftoi se për gjashtë muaj do të zgjasë kontrollin përgjatë kufirit të Austrisë me Slloveninë dhe Hungarinë. Aktualisht, autoritetet austriake kontrollojnë edhe kufirin me Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Në kufirin me vendet e tjera fqinje të Austrisë, po kryhet "kontroll intensiv në zonat kufitare", thuhet në kumtesë.

"Kontrolli kufitar është një mjet i rëndësishëm i policisë për të luftuar vazhdimisht kundër trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe keqpërdorimit me azilin. Megjithatë, në situatën aktuale, kontrolli është gjithashtu një masë e rëndësishme për të luftuar terrorizmin", tha ministri i Punëve të Brendshme Gerhard Karner. Për sa kohë që mbrojtja e kufijve të jashtëm nuk funksionon dhe sistemi Shengen nuk funksionon, kjo masë do të jetë e nevojshme.

Ndërkohë, Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Italia, Sllovenia dhe Gjermania gjithashtu zgjeruan kontrollet e tyre kufitare. Austria ka kontrolluar kufirin me Slloveninë dhe Hungarinë që nga viti 2015. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR