Australia nga 1 janari do të ndalojë importin e cigareve elektronike për një përdorim
- Importi i cigareve elektronike për një përdorim në Australi do të ndalohet nga 1 janari për shkak të "shqetësimit" të tyre mes të rinjve, kumtoi sot qeveria e atjeshme.
- Post By Fami Bajrami
- 14:10, 28 nëntor, 2023
Sidnej, 28 nëntor 2023 (MIA)- Importi i cigareve elektronike për një përdorim në Australi do të ndalohet nga 1 janari për shkak të "shqetësimit" të tyre mes të rinjve, kumtoi sot qeveria e atjeshme.
Sipas të dhënave zyrtare, në Australi, ku më pak se 12 për qind e popullsisë konsumojnë duhan në ditë, rreth 15 për qind e të rinjve të moshës nga 14 deri 17 vjet shfrytëzojnë cigare elektronike.
"Shumica e cigareve elektronike përmbajnë nikotinë dhe fëmijët bëhen të varur", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Mark Batler.
Ndalesa e importit të cigareve elektronike për përdorim të vetëm të cilat janë të lira dhe lehtë të kapshëm, kanë për qëllim ta zvogëlojnë atë treg. Gjatë vitit 2023 do të ndalohet prodhimi dhe shitja e këtyre produkteve. ss/
Foto: arkivi MIA-s