• e premte, 20 dhjetor 2024

Australia do t'i evakuojë qytetarët e saj nga Libani

Australia do t'i evakuojë qytetarët e saj nga Libani

Kanbera, 3 tetor 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong deklaroi se Qeveria ka rezervuar 500 vende në fluturimet komerciale për qytetarët australianë dhe familjet e tyre që të largoheshin nga Libani më 5 tetor.

Ajo theksoi se janë rezervuar dy fluturime nga Bejruti në Qipro, duke theksuar se në aeroplanët do të ketë vende vetëm për shtetasit australianë dhe familjet e tyre.

Vong u kërkoi edhe një herë australianëve të mos udhëtonin në Liban. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR