• e hënë, 23 dhjetor 2024

Australia dhe ASEAN kanë bërë thirrje për armëpushikm në Gazë

Australia dhe ASEAN kanë bërë thirrje për armëpushikm në Gazë

Melburn, 6 mars 2024 (MIA) - Australia dhe vendet nga Azia Juglindore sot e kanë përfunduar Samitin treditor, ku kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në Detin e kontestueshëm Jugor Kinez dhe armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.

Australia ishte nikoqir i Samitit me Asociacionin e kombeve nga Azia Juglindore (ASEAN) në Melburn, me rastin e 50-vjetorit nga lidhjet e saj me bllokun, edhe pse mbeten dallimet mes 10 anëtarëve rreth planeve të Kinës që ta zgjerojë praninë e saj diplomatike dhe ushtarake në rajon.

Në Deklaratën e përbashkët të Australisë dhe ASEAN, bëhet thirrje për renditje "të bazuar në rregulla" në Indo-paqesor, pasi Pekini po tenton ta zgjerojë praninë vet në Detin Jugor Kinez.

"I inkurajojmë të gjitha vendet të shmangin veprime të ndryshme unilaterale, të cilat i rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit", thuhet në Deklaratë.

Pekini pohon se ka të drejtë në pothuaj tërë Detin Jugor Kinez, që është burim kryesor i tensioneve me Filipinet.

Në Deklaratën e përbashkët përsëritet brengosja për shkak të situatës së tmerrshme humanitare në Gazë dhe kërkohet lirimi i të gjithë pengjëve, të cilët mbahen në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR