• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Auditimi i Entit Shtetëror të Revizionit: Rreth 67 për qind e kopshteve funksionojnë me kapacitete të tejkaluara

Auditimi i Entit Shtetëror të Revizionit: Rreth 67 për qind e kopshteve funksionojnë me kapacitete të tejkaluara

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) – Kapaciteti i mbingarkuar për përkujdesje për fëmijët parashkollorë i tejkalon kapacitetet në dispozicion, kështu që 67 për qind e çerdheve në maj të vitit të kaluar kanë funksionuar me kapacitete të mbingarkuara apo të tejkaluara, tregojnë rezultatet e auditimit të performancës të kryer nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).

Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024 janë ndërtuar shtatë çerdhe për të cilat janë paguar fonde në vlerë të përgjithshme prej 263,89 milionë denarë ose 4,3 milionë euro nga burime të ndryshme dhe deri në periudhën raportuese të auditimit nuk ishin vënë në përdorimi për shkak të mos dhënies së dakordësive nga Ministria e Financave për vendimin për punësimin e personelit të nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.

“Efektet e investimeve të bëra me mjete buxhetore për periudhën 2020-qershor 2024 tregojnë se nga 11 kopshte të mbuluara me investime për zgjerim për 1057 vende, janë në përdorim vetëm tre kopshte me 158 vende, që paraqet 15 për qind përfshirje në krahasim me kapacitetin e parashikuara. Konstatuam se 84 për qind e fondeve të investuara në çerdhe, gjegjësisht 212,687 milionë denarë ose 3,5 milionë euro, në 4-vjeçarin e kaluar nuk kanë rezultuar në përmbushjen e funksionit të tyre - përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, sepse ndërtimi është në vazhdim e sipër, pra nuk kanë përfunduar për një kohë të gjatë, por edhe për shkak të mos vënies në përdorim të objekteve të ndërtuara para dy vjetësh, citohet në auditim.

Shtohet se investimet në objektin e përshtatur në vlerë të përgjithshme prej 3.313 milionë denarësh të lëshuar në përdorim në vitin 2021 nuk i japin efektet e dëshiruara sepse në vitin 2022 - 2023 nuk i kryen aktivitetet e veta për shkak të numrit të pamjaftueshëm të fëmijëve në këtë vendbanim.

“Sinjalistikë për nevojën e kapaciteteve shtesë për pranimin e fëmijëve në institucionet e arsimit parashkollor, japin vetë listat e pritjes për regjistrim në kopshtet e fëmijëve, ku numri i fëmijëve në tetor 2024 është 4851”, citohet në auditim.

Theksohet se numri i pamjaftueshëm i punonjësve në kopshte mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e shërbimit, “sidomos kur numri i fëmijëve në grupet e kopshtit është mbi kufirin e lejuar, ku problemi kryesor është mungesa e dakordësive për punësim, si dhe vështirësitë në marrjen e licencave të punës për stafin e nevojshëm”.

Sistemi për dhënien e provimit për licencim profesional nuk funksionon që nga nëntori i vitit 2023 dhe sipas të dhënave në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, të cilat nuk janë të përditësuara dhe të kompletuara në periudhën nga viti 2020 deri në qershor 2024, 834 persona janë në pritje të provimit, gjë që cenon sigurimin në vazhdimësi të stafit profesional për funksionimin e kopshteve.

Qëllimi i auditimit, i cili përfshin periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023, siç theksohet nga ESHR-ja, është t'i përgjigjet pyetjes nëse investimet publike në kopshte sigurojnë përdorimin efektiv të fondeve dhe kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të akomodimit të fëmijëve, mbulimin optimal të numrit të nevojshëm dhe më të madh të fëmijëve parashkollorë dhe kujdesin dhe edukimin e tyre.

Auditimi jep rekomandime për përmirësimin e situatës në kuadrin ligjor dhe programor të sistemit të investimeve të kopshteve, regjistrin e të dhënave të kopshteve, planifikimin, financimin dhe zbatimin e projekteve për ndërtimin, zgjerimin, përshtatjen dhe pajisjen e kopshteve, si dhe kapacitetet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, me qëllim arritjen e mbulimit optimal dhe rritjen e numrit të fëmijëve parashkollorë në kopshte.

“Nuk përgatiten raporte për monitorimin e nivelit të realizimit të qëllimit për sigurimin e kushteve për mbulim optimal të fëmijëve në sistemin e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë, gjë që e vështirëson matjen e efekteve të aktiviteteve të realizuara. Një kuadër ligjor sistematik për menaxhimin e investimeve publike nuk është krijuar në nivel kombëtar. Të dhënat në regjistrat për kapacitetet e kopshteve si bazë për krijimin e politikave për investime në kopshte nuk janë të plota dhe të përditësuara, ndërkohë që të dhënat për shkallën e pjesëmarrjes dhe mbulimit të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç në arsimin parashkollor të ofruara nga burime të ndryshme ndryshojnë dhe arrijnë përkatësisht 29 për qind dhe 34 për qind për vitin 2023.

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR