• e martë, 01 tetor 2024

Atletiko do t'u ndalojë tifozëve të mbajnë maska në fytyrë gjatë ndeshjeve

Atletiko do t'u ndalojë tifozëve të mbajnë maska në fytyrë gjatë ndeshjeve

Madrid, 1 tetor 2024 (MIA) - Menaxhmenti i Atletko Madridit do të azhurnojë rregulloren e klubit për praninë e tifozëve në ndeshjet si vendas. Më saktë, tifozëve do t'u ndalohet të mbajnë maska, që ua mbulojnë fytyrën.

"Tifozë që do ta shkelin këtë rregull do të largohen nga stadiumi. Atletiko, gjithashtu, do të ndërpresë përgjithmonë anëtarësimin e klubit për personin, të cilin policia, së bashku me departamentin tonë të sigurisë, do ta identifikojë si hedh sende në terren", njoftuan nga shërbimi për shtyp i klubit. 

Klubi madrilen do të përballet me mbylljen e pjesshme të tribunave për dy ose tre ndeshje për shkak të incidenteve në derbin me Real Madridin, të luajtur të dielën.

Ndeshja e xhiros së tetë të La Ligës kundër Real Madridit (1:1) ishte ndërprerë dhjetë minuta në minutën e 70-të për shkak të sjelljes së tifozëve, të cilët filluan të hedhin mjete të forta drejt portierit mysafir, Tibo Kurtoa. qa/

bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR