• e premte, 05 dhjetor 2025

Atanasovska: Është miratuar padia e e parë nga seria e 800 procedurave gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të punësuarve në kulturë, kërkohet marrëveshje me ministrinë e resorit

Atanasovska: Është miratuar padia e e parë nga seria e 800 procedurave gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të punësuarve në kulturë, kërkohet marrëveshje me ministrinë e resorit

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Sindikata e kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut (SKRMV) parashtroi 800 padi dhe sot publikojmë se miratohet padia e parë nga seria e 800 procedurave gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të të punësuarve në kulturë. Me këtë aktvendim gjykata konfirmoi se të drejtat e punonjësve të kulturës janë shkelur me vendimet e sjellura të paligjshme për rroga dhe se baza ligjore duhet të respektohet, deklaroi sot kryetarja e SKRMV-së, Vera Atanasovska në konferencën për shtyp para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Kjo fitore e parë, siç tha, është dëshmi e qartë se lufta për dinjitetin në sektorin kulturor është juridikisht përmbajtësore, e arsyeshme dhe e merituar.

Ajo përkujtoi se nga Ministria e Financave morën përgjigje zyrtare, të nënshkruar nga ministrja e resorit se përllogaritjet e rrogave në kulturë përgatiten kryesisht në Ministrinë e Kulturës, përderisa financat vetëm i miraton planet e tyre fiskale. Si erdhi deri te kjo, siç tha, formula famoze për shkurtim të rrogave, përgjigje kërkuan edhe nga Ministria e kulturës. Edhe pse shkresa i janë dërguar edhe financave dhe sektorit juridik dhe personalisht minsitrit të Kulturës, siç tha ajo, përgjigje nuk morën.

"prandaj sot publikisht pyesim: Kush e urdhëroi dhe kush e përgatiti formulën e famshme për përllogaritje me të cilën punonjësit e kulturls u dëmtuan? Në çfarë baze dhe sipas cilit ligj është bërë? Kush do ta mbajë përgjegjësinë për dëmin e këtillë kur dokumentet nuk kanë nënshkrim nga përgatitësi dhe personi përgjegjës? Kush e dërgoi meilin nga Ministria e Kulturës drejt institucioneve me udhëzim, pa emër dhe mbiemër, përgatitës dhe dërgues? kush janë ata "laborantë të pabërë" që e krijuan këtë formulë e paqartë? A do të prëgjigjet dikush për shpenzimet gjyqësore për të cilat tani u nënshtrohen institucioneve?", pyeti Atanasovska.

Ajo bëri thirrje për maturi dhe marrëveshje, Ministria, siç tha, të ulet në tryezë, të dakordohen për zgjidhje të kontestit dhe në atë mënyrë të evitohet kolapsi financiar në institucione.

"Në atë mënyrë institucionet nuk do të paguajnë shpenzime të mëdha gjyqësore, ndërsa ministri përfundimisht do të qëndrojë prapa të punësuarve të vet i liruar nga presioni dhe gënjeshtrat e plasuara të disa nëpunësve të caktuar. Nëse kjo nuk ndodhë, SKRMV e vazhdon betejën juridike, por në fund do të kërkojë përgjegjësinë për buxhetin e dëmtuar i cili është shkaktuar vetëm për tekat e dikujt", nënvizoi Atanasovska. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR