Ataman: Është mungesë respekti ndaj nesh të luajmë në orën 12:00
- Pas pesë fitoreve në fazën e parë, basketbollistët e Turqisë morën vendin e parë në grup, ndërsa nesër të shtunën në ndeshjen kundër Suedisë do të hapin fazën e nokautit. Ndeshja e tyre është caktuar për orën 12:00 sipas orës lokale (ora 11:00 sipas orës së Maqedonisë). Nisja e hershme e duelut nuk i pëlqeu trajnerit të Turqisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:18, 5 shtator, 2025
Rigë, 5 shtator 2025 (MIA) - Pas pesë fitoreve në fazën e parë, basketbollistët e Turqisë morën vendin e parë në grup, ndërsa nesër të shtunën në ndeshjen kundër Suedisë do të hapin fazën e nokautit. Ndeshja e tyre është caktuar për orën 12:00 sipas orës lokale (ora 11:00 sipas orës së Maqedonisë). Nisja e hershme e duelut nuk i pëlqeu trajnerit të Turqisë.
"E vetmja gjë që nuk më pëlqen është mungesa e respektit nga ana e FIBA-s ndaj nesh, si ekip me të gjitha fitoret dhe vendin e parë në grup, ndërsa ndeshjen duhet ta luajmë në orën 12:00. Kjo është qesharake. Por, të gjithë duhet ta dinë se asgjë nuk do të na ndalojë të arrijmë qëllimin tonë për të fituar medalje. Jemi të fokusuar te ndeshja e ardhshme dhe, siç e përmenda, kjo është mungesë respekti ndaj nesh, si të pamposhtur dhe të parët në grup që luajmë në mesditë, kjo është vërtet diçka e çuditshme nga ana e organizatorit", deklaroi trajneri i Turqisë, Ergin Ataman.
Nesër në Eurobasket do të luhen ndeshjet e para të çerekfinaleve: Turqi – Suedi, Gjermani – Portugali, Lituani – Letoni dhe Serbi – Finlandë. qa/
Foto: EPA