Atalanta nënshkroi me Maldinin
- Atalanta edhe zyrtarisht ka nënshkruar zyrtarisht me Daniel Maldinin. Ekipi nga Bergamo do t'i paguajë 10 milionë euro Moncas për transferimin e italianit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:53, 1 shkurt, 2025

Bergamo, 1 shkurt 2025 (MIA) - Atalanta edhe zyrtarisht ka nënshkruar zyrtarisht me Daniel Maldinin. Ekipi nga Bergamo do t'i paguajë 10 milionë euro Moncas për transferimin e italianit.
Marrëveshja e Maldinit është deri në verën e vitit 2029.
Futbollisti u transferua në Monca nga Milani në verë për 5 milionë euro. Në Serie A, luajti 20 ndeshje dhe shënoi tre gola.
Paraqitjet e tij të mira i bënë thirrje në kombëtaren italiane, pasi tashmë ka shënuar tre gola për "Azurët".
Foto: Atalanta