• e diel, 22 dhjetor 2024

Atal: Franca e ka ngritur nivelin e alarmit për terrorizëm në nivelin më të lartë

Atal: Franca e ka ngritur nivelin  e alarmit për terrorizëm në nivelin më të lartë

 Paris, 25 mars 2024 (MIA) - Qeveria franceze e ka ngritur nivelin më të lartë të alarmit për terrorizëm pas të shtënave në Moskë, deklaroi mbrëmë kryeministri Gabriel Atal pas takimit të përfaqësuesve të lartë të sigurisë dhe të mbrojtjes me presidentin Emanuel Makron.

 Atali në një postim në X porositi se vendimi, i cili vjen disa muaj përpara se Parisi të jetë nikoqir i Olimpiadës, është marrë "në dritën e ndërmarrjes së përgjegjësisë së Shtetit Islamik për sulmin në Moskë dhe kërcënimeve që shtypin vendin tonë".

 Franca ka tre nivele të alarmit për terroriz[m, me nivelin më të lartë të aktivizuar përpara një sulmi në Francë ose jashtë vendit kur kërcënimi i një sulmi është i pashmangshëm.

Kjo mundëson vendosjen e masave të jashtëzakonshme të sigurisë, siç janë patrullimet e shtuara nga forcat e armatosura në vende publike si stacionet hekurudhore, aeroportet dhe objektet fetare. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR