• e martë, 24 dhjetor 2024

Atal: Franca do të padisë një nxënëse për akuzë të rrejshme se është goditur nga drejtori për mbajtjen e hixhabit

Atal: Franca do të padisë një nxënëse për akuzë të rrejshme se është goditur nga drejtori  për mbajtjen e hixhabit

Paris, 28 mars 2024 (MIA) - Kryeministri francez Gabriel Atal sot njoftoi se shteti do të padisë një nxënëse për akuzë të rrejshme se drejtori i shkollës e ka goditur gjatë një bisede pasi ajo ka refuzuar ta heqë hixhabin.

Sipas ligjit francez, nuk lejohet mbajtja e hixhabit dhe nikabit në institucionet publike, të ciën drejtori ua tha tre nxënëseve, nga të cilat dy pastaj i hoqën mbulesat.

E treta nuk e hoqi shaminë dhe pati debat, por policia  nuk gjeti dëshmi se drejtori fizikisht e ka sulmuar nxënësen, ndërsa Atal tani konfirmoi se ajo do të dërgohet në gjyq.

"Shteti gjithmonë do të qëndrojë pranë këtyre nëpunësve, ata që janë në linjën e frontit dhe përballen me këto shkelje të sekularizmit, këto përpjekje të islamistëve për të hyrë në institucionet tona arsimore", tha ai.

Në ditët në vijim, drejtori ishte cak i sulmeve me vdekje në rrjetet sociale, që shkolla e raportoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton Bi-bi-si.

Prokurorët kumtuan se dy persona u arrestuan në lidhje me kërcënimet me vdekje dhe identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por Ministria e Arsimit kumtoi se ata nuk ishin të lidhur me shkollën.

Për shkak të kërcënimeve me vdekje dhe sigurisë së rrezikuar, drejtori dha dorëheqje pas një karriere 45-vjeçare në arsim. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR