• e hënë, 23 dhjetor 2024

Asociacioni për Fibrozë Cistike: "Trikafta" për të paktën 42 pacientë deri në fund të vitit

Asociacioni për Fibrozë Cistike:

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Për të paktën 42 pacientë me fibrozë cistike do të sigurohet ilaçi "trikafta" deri në fund të vitit. Një premtim të tillë e kanë marrë nga ministri Fatmir Mexhiti, përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike në takimin e sotëm në Ministrinë e Shëndetësisë. 

"Deri në fund të vitit gjithsesi, ndoshta edhe më herët, sepse bisedimet tashmë kanë filluar me kompaninë. Për rreth 30 pacientë, edhe për 12 që jemi ne. Por, ai numër mund të rritet edhe më shumë sepse ende presin rezultate nga Pulmologjia", sqaroi Ivana Atanasoska, kryetare e Asociacionit për Fibrozë Cistike. 

Kryetari i tjetër i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar informoi se të sëmurët nga fibroza cistike edhe më tutje presin zgjidhje sistematike, pasdite do të vendosin nëse do të protestojnë. 

Tre përfaqësues të Asociacionit për Fibrozë Cistike ishin në takim në Ministri. 

Berna Sherifovska, zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi se në takim me përfaqësues të Asociacionit për Fibrozë Cistike, është biseduar për punën e deritanishme të Ministrisë, të grupit të ekspertëve, i cili do të angazhohet që t'i zgjidh problematikat me të cilat përballen pacientët me fibrozë cistike. 

"Deri më tani ky komision nuk ishte formuar. Pas formimit, ai punoi shumë në gjetjen e zgjidhjes afatgjate dhe sistematike për pacientët me fibrozë cistike. Komisioni i ekspertëve deri më tani ka përgatitur protokoll për mjekimin e pacientëve me fibrozë cistike", informoi ajo, duke sqaruar se protokolli është përgatitur sipas standardeve botërore. 

Ministri Mexhti sot para takimit, në pyetjen e gazetarëve, u përgjigj se po ndërmarrin raste konkrete lidhur me pacientët me fibrozë cistike. 

Siç paralajmëroi, pacientët do të vendosen në një qendër e cila do të gjendet në Kozle dhe më nuk do të jenë të shpërndarë në Klinikën e fëmijëve për Pulmologji ose në Klinikën e Polmologjisë për të ritur. 

"Jemi në fund të të gjitha përgatitjeve dhe tashmë kemi një protokoll që nuk ekzistonte më parë. Kemi një komision, kemi një mendim pozitiv nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe tani do të kem një takim me Asociacionin e Fibrozës Cistike dhe do ta zgjidhim problemin dalëngadalë. Do të kemi një Qendër moderne për ta, e cila së shpejti do të rinovohet", ishte decid Mexhiti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR